Si te beni blerjen e nje shtepie? Shmangni gabimet e meposhtme per te bere nje investim te zgjuar.

Te mos llogarisni te gjitha shpenzimet :

Kredia juaj ndoshta nuk do te jete kostoja e vetme per te blere nje shtepi. Shpenzime te tjera si sigurimi i prones, taksat, faturat elektrike dhe te ujit si dhe tarifat e tjera do fillojne te mblidhen nje e nga nje. Para se te blini nje shtepi , ju duhet te rishikoni edhe nje here kursimet tuaja qe te kuptoni nese ju mund te paguani per te gjithe keto shpenzime ekstra.

Te jeni shume perzgjedhes:

Nuk ka asgje te keqe qe ju te dini se cfare jeni duke kerkuar kur vjen puna per te blere nje shtepi por nese lista juaj “DUHET TE KETE..” behet shume e gjate dhe specifike do te perfundoni duke kerkuar per nje kohe shume te gjate shtepine tuaj perfekte. MOS HARRONI ! Ju mund te beni ndryshimet qe ju nevojiten ne momentin qe transferoheni. Duhet te tregoheni te ZGJUAR qe te kuptoni se cfare ju duhet ne te vertete kundrejt asaj qe ju deshironi Nëse jeni te pasigurt se ku te filloje, lista jone mund tju ndihmoje!

Mungese Vizioni:

Disa prej shtepive qe ju mund te vizitoni mund te mos ju duken komode per te jetuar. Por shume shtepi kane nje potencial te fshehur. Kur jeni duke pare per nje shtepi, shikoni pertej rrugicave te viteve 85 apo mobiljeve te vjeteruara. Perpiquni te fokusoheni ne strukturen e shtepise dhe imagjinoni se si do duket ajo pasi ju ta rregulloni sipas shijeve tuaj.

Te punesoni amatore:

Transferimi nuk eshte proces aq i lehte. Ju do nderroni totalisht menyren tuaj dhe te familjes tuaj te te jetuarit. Ju duhet te keni lojtaret me te mire ne fushe. Zgjidhni agjentet para se te filloni kerkimin tuaj.

Te mos merrni ne konsiderate te ardhmen:

Nese keni ndermend te jetoni ne kete shtepi per nje kohe te gjate, ju duhet te mendoni per te ardhmen. Ju mund te vendosni te beheni me femije pas disa vjetesh, pastaj juve do t’ju duhet te shqetesoheni per ceshtje te tjera. A do te keni mjaftueshem dhoma gjumi ? A ndodhet shtepia juaj ne nje lagje ku ka shkolla te mira? Keto mund te jene gjera per tu menduar kur ju te vendosni per te blere shtepine tuaj.

Pra, nese keni filluar te mendoni te blini shtepine tuaj te pare shpresojme qe te mesoni dicka nga kjo liste me gabime.

Nese deshironi te shmangni keto gabime dhe shqetesime, KONTAKTONI NJE NGA AGJENTET TANE PROFESIONISTE. ATA DO TJU NDIHMOJNE PER IDE ME TE QARTA DHE ZGJEDHJE TE ZGJUARA!